Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komplikimet gjatë lindjes: Çfarë mund të ndodhë dhe si trajtohen?

Këshilla për shtatzëna 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe kur një grua është e shëndetshme dhe e përgatitur për lindjen, gjithmonë ekziston mundësia e disa vështirësive të papritura gjatë procesit të lindjes.

Një nga problemet më të zakonshme është progresi i ngadalshëm i lindjes. Mjeku ose mamia kontrollojnë hapjen e qafës së mitrës dhe zbritjen e foshnjës për të parë nëse lindja po përparon normalisht.

Nëse kontraksionet ngadalësohen ose qafa e mitrës hapet shumë ngadalë, mund të thuhet se lindja nuk po përparon si duhet. Në këto raste rekomandohet që nëna të qëndrojë e qetë dhe e relaksuar, sepse stresi mund ta ngadalësojë më tej procesin, shkruan PregnancyBirthBaby.au transmeton Gazeta Shneta.

Lëvizja, ndryshimi i pozicionit, një dush i ngrohtë, masazhi në shpinë, pushimi ose ushqimi i lehtë mund të ndihmojnë. Nëse nuk ka përmirësim, mund të përdoret një serum me hormon që forcon kontraksionet.

Ndonjëherë foshnja mund të jetë në pozicion jo të zakonshëm. Shumica lindin me kokën poshtë, por disa mund të jenë të kthyer me fytyrën përpara (pozicioni posterior), gjë që mund ta bëjë lindjen më të gjatë dhe më të dhimbshme për shpinën.

Në disa raste, mjeku mund të ndihmojë lindjen me instrumente si vakumi ose pincat.

Një tjetër situatë është lindja me vithe (breech), kur foshnja paraqitet me këmbë ose vithe. Kjo ndodh në rreth 3–4 për qind të shtatzënive. Nganjëherë mjekët përpiqen ta kthejnë foshnjën para lindjes përmes një procedure të veçantë, ndërsa në disa raste rekomandohet lindje me operacion cezarian.

Në shtatzënitë me binjakë ose më shumë foshnja, lindja mund të ndodhë më herët dhe shpesh kërkon monitorim më të kujdesshëm.

Gjatë lindjes mund të shfaqen edhe shenja se foshnja është në stres, si ndryshime në rrahjet e zemrës ose prania e mekoniumit në lëngun amniotik. Në këto raste lindja mund të përshpejtohet me instrumente ose me operacion.

Pas lindjes mund të ndodhin komplikime si hemorragjia pas lindjes, që është gjakderdhje e tepërt, ose placenta e mbetur, kur placenta nuk del vetë dhe duhet të hiqet nga mjeku.

Me kujdesin e duhur mjekësor, këto situata zakonisht trajtohen me sukses. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakPse të rinjtë në Evropë përballen me më shumë probleme të shëndetit mendor se brezat e mëparshëm
Artikulli i rradhës A janë rrjetet sociale të projektuara për varësi dhe a mund ta mposhtim algoritmin?

Ju sugjerojmë

Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

02/07/2026 Jetë

Ushqyerja vetëm me gji lidhet me rrezik më të ulët të simptomave të ADHD-së te fëmijët

30/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shtatzënia lë gjurmë në shëndetin e gruas edhe vite pas lindjes

29/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk sjellin përfitime

25/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Hashimoto dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini për rreziqet dhe një lindje të shëndetshme?

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas injeksionit Depo-Proverës: Shenjat që mund të tregojnë se jeni në pritje të ëmbël

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.