Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psillium Hysk, alternativa natyrale në betejën me humbje të peshës

Jetë 06/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Psillium Hysk po fiton popullaritet si një temë e nxehtë në bisedat mbi humbjen e peshës, duke u konsideruar edhe si “Ozempicu i i ri”.

Ilaçet GLP-1 si Ozempic dhe Mounjaro kanë tërhequr vëmendje të madhe, me një në tetë të rritur që i kanë provuar, por nuk janë opsion për të gjithë. Arsye për këtë përfshijnë çmimet e larta, mungesën e produkteve, efektet anësore dhe kufizimet për t’u kualifikuar për recetë, shkruan Best Life Health transmeton Gazeta Shneta.

Në këtë kontekst, psilliumi, një burim fibrash të tretshme, po shihet si një alternativë më e thjeshtë dhe e përballueshme.

Dr. Pamela Peeke, nga Bordi Këshillimor i Shkencës Solaray, shpjegon se studimet tregojnë se psillium hysk mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe kontrollin e yndyrës së barkut si pjesë e një diete të shëndetshme.

Fibrat e tretshme krijojnë ndjesinë e ngopjes duke ngadalësuar kalimin e ushqimit në stomak dhe duke absorbuar ujë, çka ndihmon në uljen e oreksit.

Megjithatë, Peeke thekson se psillium dhe Ozempic funksionojnë në mënyra të ndryshme.

Ndërsa Ozempic vepron në qendrat e oreksit në tru për të reduktuar dëshirën për ushqim, psilliumi vepron në traktin gastrointestinal për të rritur ndjesinë e ngopjes.

Ekspertët këshillojnë që psillium duhet trajtuar si një mjet ndihmës, jo si zgjidhja kryesore.

Humbja efektive e peshës kërkon një dietë të ekuilibruar, aktivitet fizik të rregullt dhe zakone të shëndetshme jetese, duke e bërë psilliumin një pjesë të rëndësishme, por jo të vetme, të strategjisë për mirëqenie. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudim: Analiza e kronotipit në lidhje me humbjen e peshës dhe forcën muskulore
Artikulli i rradhës A mund ta zëvendësojë inteligjenca artificiale trajnerin personal në palestër?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.