Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund ta zëvendësojë inteligjenca artificiale trajnerin personal në palestër?

Jetë 06/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Evolucioni i inteligjencës artificiale (AI) po e bën teknologjinë gjithnjë e më të pranishme në jetën e përditshme. Së fundmi, ajo po hyn fuqishëm edhe në fushën e fitnesit, duke ngritur pyetjen nëse aplikacionet e bazuara në AI mund të zëvendësojnë trajnerët personalë në palestër.

Një shembull i tillë është aplikacioni “Fitness AI”, i zhvilluar nga kompania “APPEX”, i cili synon t’u ofrojë përdoruesve stërvitje të strukturuara dhe të personalizuara përmes algoritmeve inteligjente, shkruan burimi Health News transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se trajnerët personalë ofrojnë më shumë sesa thjesht plane ushtrimesh.

Një studim i Institutit Federal të Shkencave Sportive, i vitit 2022 thekson se trajnerët nuk mund të zëvendësohen plotësisht, pasi ata sjellin përvojë profesionale dhe vlerësim njerëzor.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vetëm një në katër të rritur në SHBA i përmbush rekomandimet për aktivitet fizik.

Aplikacione si “Fitness AI”, synojnë të ndihmojnë individët të qëndrojnë aktivë përmes planeve ditore të personalizuara.

Pas plotësimit të një pyetësori fillestar, aplikacioni përcakton qëllime si humbja e peshës, ndërtimi i muskujve apo përmirësimi i gjendjes fizike, duke marrë parasysh nivelin e aktivitetit, pajisjet në dispozicion dhe të dhënat trupore.

Trajneri i pavarur Michael Coley, thekson se AI mund të jetë e dobishme për persona pa lëndime dhe me qëllime të qarta, por motivimi dhe korrektimi i formës së ushtrimeve mbeten avantazhe të rëndësishme të trajnerëve njerëzorë.

Ndërkohë, “APPEX”, po punon për të përmirësuar lidhjen emocionale të aplikacionit me përdoruesit dhe për të shtuar veçori të reja, si skanimi i trupit, duke e bërë AI gjithnjë e më të avancuar në botën e fitnesit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPsillium Hysk, alternativa natyrale në betejën me humbje të peshës
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për parandalimin e lindjes së parakohshme me ilaçe?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.