Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punësohet në QKUK bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Baton Kelmendi

Lajme 21/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Baton Kelmendi, është punësuar në QKUK. Kelmendi në të kaluarën e akuzonte SHSKUK-në për politizim brutal kur MSH udhëhiqej nga PDK-ja.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar procedurat e rekrutimit për punësimin e tre specialistëve të pediatrisë për Klinikën e Pediatrisë, shkruan Gazeta Shneta.

Nga gjashtë kandidatë, tre prej tyre e kanë përfunduar me sukses rekrutimin. E para në listën e pranimit në këtë konkurs A.K. me 84.46 pikë.

Kandidatja në fjalë është bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Baton Kelmendi, i cili është edhe pjesë e Komitetit për Shëndetësi në këtë parti. Kelmendi nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës nëse pozicioni i tij politik ka ndikuar në punësimin e bashkëshortes. Për këtë çështje nuk ka folur as bashkëshortja e tij në disa pyetje të dërguara përmes rrjeteve sociale.

Kelmendi në të kaluarën ka qenë një nga kritikët ndaj menaxhimit të SHSKUK-së dhe ndikimeve politike. Në një konferencë të mbajtur në cilësinë e anëtarit të Komitetit të LVV-së në gusht të vitit 2019, Kelmendi kishte deklaruar se SHSKUK është shndërruar në zyre të PDK-së.

“Drejtoria dhe bordi ka bërë partizim brutal në SHSKUK. Ky fenomen ka mbërritur kulmin aktualisht. Një ndër arsyet e dështimeve të shumta është mungesa e plotë e kritereve profesionale dhe etike të këtyre personazheve. Ndërtesa e administratës së SHSKUK më shumë i përngjan zyrës lokale të PDK-së për lagjen e spitalit se sa një institucioni përgjegjës për të vetmen Qendër Klinike Universitare në vend, dhe të gjitha spitaleve rajonale të Kosoves”, kishte thënë Kelmendi atë kohë kur MSH udhëhiqej nga ministri i PDK-së dhe SHSKUK nga ish-drejtori Basri Sejdiu.

Kelmendi: Administrata e SHSKUK-së po i përngjan zyrës lokale të PDK-së

Ndryshe Kelmendi është parë në një ndejë bashkë me ud.drejtoreshën e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, vetëm disa ditë pasi kjo e fundit e mori detyrën.

Ud. drejtoresha e SHSKUK-së nuk i ndahet jetës së natës, feston bashkë me kolegë të gjeneratës

Kelmendi është anëtarësuar në LVV në shtator të vitit 2018. Anëtarësimin e tij e kishte bërë publike kryetari i partisë dhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOftalmologu: Po më mohohet e drejta të ushtroj profesionin në QKUK
Artikulli i rradhës Klinika e Onkologjisë bëhet gati për ta lëshuar në funksion aparaturën e sofistikuar të teknologjisë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.