Koronavirusit duket se punëtorët e kujdesit shëndetësor sëmuren më shumë sesa të tjerët që kontraktojnë sëmundjet, por është e paqartë pse, sipas ekspertëve.
“Ne e dimë se vdekshmëria e lartë është tek njerëzit e modhuar, por për arsye që nuk i kuptojmë, punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në rrezik të madh për sëmundje serioze përkundër moshës së tyre të re”, tha Dr. Peter Hotez, shkruan CNN.
“Nuk ka asgjë më destabilizuese sesa punëtorët e kujdesit shëndetësor që sëmuren”, i tha Hotez CNN dhe shtoi se duhet më shumë kohë për të përcaktuar se çfarë i bën ata më të sëmurë sesa pacientët e tjerë, transmeton Gazeta Shneta.
Hotezi tregoi se dy mjek që vuanin nga koronavirusi ishin në gjendje kritike: një mjek në të 40-tat në Washington dhe një 70-vjeçar në New Jersey.
Nuk ishte e qartë nëse doktori i Washingtonit kontraktoi sëmundjen përmes punës ose përhapjes së komunitetit por ai ishte në përputhje me të gjitha protokollet përkatëse.
Mjeku nga New Jersey, u pranua në një spital me probleme të frymëmarrjes dhe u izolua në kjdes intensiv që nga e shtuna.
Kontrollimi dhe trajtimi i koronavirusit po duket se është sfiduese për të gjitha shtete. Por, të kesh punëtor të kujdesit shëndetësor që janë në gjendje të keqe për vete dhe të sëmurë paraqet një gjendje tjetër kritike që duhet një Plan B për këtë pikë. /GazetaShneta/