Ushqimi i peshkut gjatë shtatzanisë është i lidhur me shëndetin më të mirë të metabolizmit tek fëmijët, raportojnë studiuesit.
Për një studim, shkencëtarët regjistruan nivelin e konsumit të peshkut dhe të merkurit në gjak në 805 gra dhe më pas ndoqën shëndetin metabolik të fëmijëve të tyre për një mesatare për tetë vjet, shkruan New York Times.
Ata u caktuan fëmijëve një rezultat të bazuar në pesë përbërësit e sindromës metabolike që matin shkallën e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera: perimetrin e belit të lartë, presionin e lartë të gjakut dhe nivelet anormale të triglicerideve, kolesterolit dhe insulinës, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët e nënave që konsumuan më pak peshk gjatë shtatzanisë, fëmijët e tyre kishin metabolizëm më të dobët. Konsumimi i moderuar i peshkut shoqërohej gjithashtu me ulje të niveleve të inflamacionit në pasardhës.
Në të njejtën kohë, ngrënia e më shumë peshqve shoqërohej me nivele më të larta të merkurit dhe nivele të larta të merkurit u shoqërua me rezultate më të dobëta të sindromës metabolike tek fëmijët. Megjithatë, përfitimi i konsumit të moderuar tejkaloi rrezikun e paraqit nga merkuri.
“Peshku në përgjithësi përmban lëndë ushqyese të rëndësishme për fetusin në zhvillim” tha autori kryesor, Nikos Stratakis. “Gratë nuk duhet të kenë grikë të hanë nga një deri në tri konsumime të peshkut në javë”. /GazetaShneta/