Punëtorët shëndetësorë të kujdesit emergjent pranë QKMF-së “ Dr. Hafir Shala” në Drenas po kërkojnë nga kryetari i kësaj komune Ramiz Lladrovci t’i paguajë borxhet që i detyrohet komuna atyre.
Dje në një seancë në Kuvendin Komunal të Drenasit z. Lladrovci ka mohuar që ka komuna ka borxh ndaj punëtorëve shëndetësorë madje ai ka akuzar këta të fundit për keqpërdorime të detyrave, shkruan Gazeta Shneta.
Është në hetim sepse mjeku që e ka zëvendësu mjekun nuk e ka shkru që po e zëvendëson mjekun po e ka shkru që po kryn punë jashtë orarit të punës, ndërsa mjeku që ka mungu prapë ka marrë mëditje. Prandaj na nuk pagujmë dyherë dhe po zhvillohen procedura hetimi,- tha z. Lladrovci.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar dr. Fahredin Shala i cili është mjek i Mjekësisë Emergjente në QKMF-në e Drenasit. Ai përmes një postimi në facebook është shprehur i indinjuar nga kërcënimi i kryetarit Lladrovci.
Ne, punëtorët shëndetësor të Kujdesit emergjent pranë QKMF “ Dr. Hafir Shala “ Drenas, me indinjatë të thellë e pritem dje kërcënimin e kryetarit të Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, në seancën e Kuvendit Komunal ndaj nesh, – shkruan në reagim.
Më tutje deklartën e z.Lladrovci e ka quajtur fjalim i pakuptushëm të cilin as vetë kryetari nuk e di se çfarë ka thënë.
Ai ka kërkuar urgjentisht që borxhin e papaguar ndaj tyre ta paguajnë duke ia kujtuar ligjin e pagave për fundjavat dhe orët shtesë.
Reagimi i plotë:
/Gazeta Shneta/