Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të mbajë Punëtorinë një-ditore “Si ta përgatisësh punimin shkencor për 1 ditë”, me 11 Korrik 2023, në Amfiteatrin e Telemjekësisë, duke filluar nga ora 10:00 deri 16:00.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim në faqen e tyre në facebook, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, ligjërues i Punëtorisë do të jetë Dr. Ilir Hoxha, Specialist i shëndetit publik dhe studiues i shërbimeve shëndetësore.
Kjo punëtori i dedikohet atyre që tashmë kanë dërguar abstraktet për pjesëmarrje si prezantues në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si dhe të tjerëve të interesuar, por që tashmë janë Anëtarë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/