Vendosja e liftit të ri e ka vështirësuar lëvizjen e pacientëve në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.
Prej më shumë se një javë Klinika e Neurologjisë në QKUK ka mbetur pa lift. Kjo për faktin se aty po vendoset një ashensor i ri, për shkak të problemeve të shpeshta me të vjetrin, shkruan Gazeta Shneta.
“Lidhur me interesimin për situatën me ashensor në Klinikën e Neurologjisë ju njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të shpeshta dhe vështirësive në mirëmbajtje të këtij ashensori i cili është mjaftë i vjetër në koordinim me drejtorinë e SHSKUK-së dhe QKUK-së është vendosur që ky ashensorë duhet të zëvendësohet me një të ri. Andaj para disa ditësh kanë filluar punimet për vendosjen e ashensorit të ri e cila punë duhet të kryhet mbrenda një muaji”, ka deklaruar drejtori i Klinikës Dr. Edmond Komoni.
Kjo ka bërë që lëvizja e pacientëve në katin e dytë të ndërtesës të vështirësohet për shkak të gjendjes së pacientëve.
Drejtori i Klinikës Dr. Edmond Komoni i ka thënë Gazetës se po tentojnë maksimalisht që pacientët me vështirësi në lëvizje t’i vendosin në përdhesë.
“Për këtë situatë ne kemi marr masa dhe jemi duke u munduar maksimalisht që pacientët më të rëndë me vështirvsi në lëvizje ti mbajmë në katin e parë (përdhesë) kurse ata më të lëvizshëm to bartim përkes shkallëve në katin e dytë. Mund të ketë ndonjë përjashtim për shkak se edhe kapacitetet e katit të parë janë të kufizuara (14 shtretër). Prandaj edhe kërkojmë mirëkuptim nga pacientët dhe familjarët sepse jemi duke e vendosur një ashensorë të ri i cili do të jetë në shërbim dhe ndihëm të të gjithëve”, ka deklaruar Komoni. /Gazeta Shneta/