“Pushimet familjare janë momentet më unike për fëmijët, si në momentin kur jeni në destinacion ashtu dhe për një kohë të gjatë pasi të ktheheni në shtëpi.
Këtë gjë e ka shpjeguar psikologu Oliver James për The Telegraph.
Kur ju jeni në pushime, mendoni për aktivitetet që bëni: biseda të relaksuara, ushqime të freskëta, kohë të qeta pranë njëri-tjetrit. Të gjitha këto aktivitete ndikojnë në forcimin e lidhjes mes familjarëve, përcjellë GazetaShneta.
Udhëtimi me fëmijët tuaj gjithashtu mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e trurit. “Një ambient i ri ofron përvoja të reja që janë të forta në bashkëveprimin e kombinuar social, fizik, njohës dhe ndijor.
Mendojini për një çast: e tërë familja në pishinë, duke ecur së bashku nëpër pyll, duke prekur barin e gjatë në ndonjë ambient të gjelbëruar, të pjekni ushqime në zjarrin e kampingut, të ngroheni së bashku nën diell, të ndjeni rërën nën gishtërinjtë tuaj…
Këto eksperienca rrisin funksionet vendim-marrëse tek fëmiëjt, rregullojnë strestin, vëmendja dhe përqendrimi forcohen, bëhet planifikimi i mirë dhe rritet aftësia për të mësuar, si dhe përmirësohet shëndeti fizik dhe mendor.
Pra, kaloni kohë duke eksploruar së bashku në një hapësirë të re, kështu ju po e bëni fëmijën tuaj më të zgjuar. /GazetaShneta/