Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mesazhi i kësaj nëne të re duhet të lexohet patjetër nga burrat

Jetë 02/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë ka bërë xhiro nëpër rrjete sociale me shkrimin e saj të fundit. Mary Katherine Beckstorm ka prekur telin e një sitate shumë reale.

Ajo ka shkruar se si një nënë e re, është e vetëdijshme kur u kërkon njerëzve që t’i bëjnë fotografi me vajzën e saj.

Zakonisht, në qoftë se është thjesht vetëm një foto, mund t’i rezistoj tundimit për të kapur një moment në të cilin unë jam fokusi, sepse kam shumë foto të vetes. Por tani, dua të kujtoj çdo përvojë që kam me vajzën, sepse është një eksperiencë e re që po e shijoj çdo ditë dhe çdo ditë më duket sikur po ndodh diçka e re. Por ndiej se shpesh, nuk është i njëjti interes nga gjinia tjetër.

Ky mesazh në Facebook shkruar nga një nënë, Mary Katherine Beckstrom, i ka rizgjuar ndjenjat për një situatë shumë reale. Mësoni nga ky postim sa e rëndësishme është t’u bëni foto nënave e fëmijëve:

Të dashur burra, bashkëshortë, njerëz që na doni,

Në emër të të gjitha nënave kudo që ndodhen, kam një kërkesë shumë të rëndësishme për ju,

Na bëni fotografi,

Edhe kur ankohemi, edhe kur flokët i kemi rrëmujë, madje edhe kur kemi veshur diçka të papërshtatshme apo një xhaketë oversize.

Na bëni fotografi,

Unë e di që kjo nuk është diçka që e mbani shpesh në mendje dhe është në rregull. Ne nuk kemi nevojë që të dokumentojmë çdo moment special, por… le të jemi të sinqertë.

Ne shpenzojmë shumë kohë duke bërë gjithçka për të tjerët.

Ju lutem,

Na bëni fotografi

Edhe kur “ngërdheshemi” veshur me rroba banje, edhe kur pamja duket “e shëmtuar”. Nëse na shikoni duke qeshur e duke luajtur me fëmijët në ditë të çmendura vere — nuk më intereson edhe nëse jam shtatzënë në muajin e nëntë.

Na bëni fotografi,

Edhe sikur të ankohemi se këndi nuk është i mirë apo buzëqeshja jonë duket pak e çmendur, ju premtoj: ne duam që të na shikojnë. Duam që të kujtohemi.

Ju ndoshta nuk e kuptoni tani, por ne kemi bërë qindra foto për ju dhe për të gjithë njerëzit që duam, por jo për veten.

Dhe kjo do të thotë që bota për ne nuk ka të njëjtin interes, për fat të keq.

Ose ndoshta e kuptoni, por mund t’ju duket paksa e bezdisshme. Dhe kjo është e kuptueshme.

Por ka diçka shumë të rëndësishme këtu.

Një ditë, nuk nuk do të jemi afër fëmijëve tanë.

Një ditë, ju dhe ne do të shkojmë dhe ajo çfarë do të mbetet për fëmijët tanë janë kujtimet që lëvizin përmes këtyre imazheve. Po nëse është nëna e fëmijëve ajo që i bën gjithmonë fotografitë, kush do të jetë në ato kujtime?

Një ditë, fëmijët tanë do të mblidhen rreth një tavoline dhe do të lëvizin nëpër këto imazhe të këtyre ditëve të çmuara, të pakrahasueshme.

Do të qajnë, do të qeshin dhe do të pendohen.

Do të thonë: “I mban mend ato pushime? E mban mend atë ditë?”

Dhe do të jetë shumë moment i bukur…

Por nëse çdo foto do të jetë e shkrepur nga mami i tyre, kush do të jetë në këto kujtime?

Burra, bashkëshortë, njerëz që na doni.

Na bëni fotografi,

Nëna e fëmijëve tuaj e meriton të shihet, të dokumentohet dhe të mbahet mend.

Jo vetëm përmes portreteve të familjes apo në foto me qindra veta. Por si “kush ishte”, “kush është TANI” – në ato momente të vërteta e të veçanta të jetës.

E di që ankohemi dhe nuk e bëjmë të lehtë. Por duam ta bëjmë, gjithsesi.

Për hir të foshnjave tona,

Për vete dhe për ju,

Na bëni më shumë fotografi.

Artikulli paraprakPushimet familjare kanë ndikim afatgjatë në lumturinë e fëmijëve tuaj
Artikulli i rradhës Autizmi: Terapia dhe mundësitë e trajtimit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.