Qysh në javët e fundit, në Shtetet e Bashkuara është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja tek fëmijët.
Mes 20 gushtit dhe 3 shtatorit 2020 janë raportuar 70,630 raste të reja me covid-19 tek fëmijët shkruan Webmd, trasneton GazetaShneta.
Tashmë në total janë 513,415 të infektuar, një rritje prej 16%, sipas të dhënave të përpiluara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.
Hulumtuesit tregojnë nevojën për të marrë në konsideratë virusin dhe të merren masa tjera të nevojshme për të parandaluar përhapjen e tij.
Dr. Sean O’Leary, nënkryetar i Komitetit të Akademisë për Sëmundjet Infektive, thotë se në shumë vende, rihapja e shkollave është e pamundur për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit.
“Me aplikimin e masave mbrojtëse do të ndihmojnë në mbrojtjen e të tjerëve e veçanërisht të fëmijëve”, tha O’Leary.
Aktualisht, vendet Jugore dhe Perëndimore të SHBA-së janë më të rrezikuara nga virusi./GazetaShneta/