Hipotalamusi është një pjesë e rëndësishme e sistemit tuaj neuroendokrin. Kontrollon bashkëveprimin midis sistemit tuaj endokrin ose prodhues të hormoneve dhe pjesëve të caktuara të sistemit tuaj nervor.
Hipotalamusi juaj është përgjegjës për prodhimin e hormonit që shkakton fillimin e ciklit tuaj menstrual shkruan VeryWellFamily.
Hipotalamusi kontrollon dhe koordinon pjesën më të madhe të funksioneve të pavullnetshme të trupit tuaj si rregullimi i temperaturës, uria, etja, gjumi dhe disponimi.
Duke vepruar si përgjigje të inputeve nga truri dhe qendrave të tjera prodhuese të hormoneve në trup, hipotalamusi rregullon ekuilibrin e brendshëm të trupit ose homeostazën përcjell Gazeta Shneta.
Një funksion tjetër i rëndësishëm i hipotalamusit është rregullimi i gjëndrës së hipofizës.
Hipotalamusi prodhon substanca të quajtura hormonet çliruese që aktivizojnë gjëndrën e hipofizës për të stimuluar pjesë të tjera prodhuese të hormoneve të trupit tuaj si tiroide dhe vezore.
Duke kontrolluar lëshimin e këtyre hormoneve, hipotalamusi gjithashtu është i përfshirë direkt në metabolizmin tuaj, dhe natyrisht ciklin tuaj menstrual.
Meqenëse hipotalamusi është panel kontrolli i ciklit tuaj menstrual, kushte të caktuara që prishin ekuilibrin e trupit dhe ndërhyjnë në funksionimin e shëndetshëm të hipotalamusit gjithashtu mund të ndërhyjnë në ciklin tuaj menstrual.
Kur lëshimi i gondadotropinës nuk ndodh në mënyrë normale, hormonet folikulostimulues dhe ai lutnenizues nuk prodhohen siç duhet nga gjëndra e hipofizës.
Pa stimulim nga këto hormone, vezoret nuk prodhojnë estrogjen dhe progesteron dhe ovulacioni nuk ndodh. Pa ovulim, nuk ka menstruacione.
Kur ju mungon periudha juaj sepse hipotalamusi juaj nuk po funksionon normalisht quhet amenorrhea hipotalamike.
Shkaqet e zakonshme të amenorrea hipotalamike përfshijnë: Stresi psikologjik, stresi fiziologjik, së mundjet kronike, ushtrim i tepërt ose dhe humbje e tepërt e peshës. /Gazeta Shneta /