Një studim i ri ka zbuluar se zakoni i qëndrimit zgjuar vonë dhe fjetjes më gjatë në fundjavë mund të përkeqësojë apnenë obstruktive të gjumit (OSA) – një çrregullim që prek rreth 936 milionë të rritur në mbarë botën.
OSA ndodh kur rrugët e frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit, duke shkaktuar ndërprerje të frymëmarrjes, zgjime të shpeshta, gërhitje të forta dhe lodhje gjatë ditës, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit e kanë quajtur këtë fenomen “apnea sociale”, pasi ndodh më shpesh në fundjavë për shkak të ndryshimeve të orarit të gjumit.
Analiza e të dhënave nga rreth 70,000 persona, të monitoruar me pajisje nën dyshek, tregoi se të shtunave kishte 18% më shumë raste të OSA-së së moderuar ose të rëndë krahasuar me të mërkurat.
Fjetja 45 minuta më shumë në fundjavë rriti rrezikun për çrregullime të rënda gjumi me 47%.
Ndikimi ishte më i lartë te të rinjtë: ata nën 60 vjeç kishin 24% rritje të rrezikut, krahasuar me 7% te ata mbi 60 vjeç.
Studiuesit paralajmërojnë se ky efekt mund të shtojë rrezikun për sëmundje kardiake, diabet, goditje në tru, depresion dhe demencë.
Ekspertët rekomandojnë mbajtjen e një orari të rregullt gjumi dhe përdorimin e pajisjes CPAP për ata që e kanë të përshkruar, edhe gjatë fundjavës.
Fjetja 7–9 orë çdo natë dhe zgjimi në të njëjtën orë mund të ndihmojë në shmangien e përkeqësimit të apnesë së gjumit gjatë fundjavës. /Gazeta Shneta/


