Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeset e çajit mund të lëshojnë miliarda grimca mikroplastike

Jetë 20/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeset e çajit mund të çlirojnë miliarda grimca mikroplastike kur përgaditen, sipas një studimi të fundit.

Studimi i ri gjithashtu zbuloi se qelizat humane thithin grimcat plastike, duke sugjeruar se mikroplastikat mund të mbeten në trup pas konsumimit të çajit, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.

Për të reduktuar ekspozimin ndaj plastikës pa hequr dorë nga çaji, ekspertët rekomandojnë përdorimin e çajit me gjethe të lira me një infuzor prej çeliku inox ose filtër të ripërdorshëm.

Një studim i botuar nëntor 2024 në “Chemosphere”, analizoi tre marka të ndryshme qesesh çaji për ekspozimin ndaj mikroplastikës. Mikroplastika janë grimca plastike të degraduara që nuk shpërbehen dhe dyshohet se ndikojnë në shëndetin e njeriut.

Ekipi zbuloi se përgatitja e çajit në qese plastike të bëra nga polipropileni, një material i zakonshëm për qeset e çajit, çlironte mbi një miliard grimca për mililitër çaj. Qeset e çajit prej celuloze dhe ato prej najloni të rrjetëzuar lëshonin miliona grimca plastike për mililitër.

Pas nxjerrjes së plastikës nga çaji i përzier, studiuesit i ekspozuan ato ndaj qelizave intestinale njerëzore. Qelizat i thithën grimcat plastike, duke treguar se mikroplastikat mund të mbeten në trup pas konsumimit të çajit.

Autorja e studimit, Alba García-Rodríguez, PhD, nga Universiteti Autonom i Barcelonës, theksoi se ky studim tregon një rrugë të konsiderueshme ekspozimi ndaj plastikës në jetën tonë të përditshme. “Duhet të shqetësohemi për sasitë e mëdha të plastikës njëpërdorimshe që njerëzit i hasin çdo ditë,” tha ajo. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMedikamenti i ri për trombozën e sinusit, i sigurt dhe i lehtë për pacientët
Artikulli i rradhës Ngrënia e arrave në mëngjes përmirëson funksionin e trurit te të rinjtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.