Beth Amison, 23-vjeçare, është duke e mbështetur një fushatë për ndërgjegjësimin e prindërve për rrezikun që mund t’u sjellin qeset e plastikës për bebet e tyre.
“Maison ishte shtrirë dhe në shtratin e tij ishin disa qese të vogla të shpërndara rreth tij. Unë e kisha zakon, sikurse shumë nëna, që t’i vë disa qese në çantën e bebes. Por mjaftoi një qese që ta shkaktoj tragjedinë për mua”, ka deklaruar Amison, teksa rrëfen se si i vdiq i biri, transmeton Gazeta Shneta.
Të paktën 16 bebe kanë vdekur nga qeset që nga viti 2001.
Tani organizata të ndryshme po punojnë në ndërgjegjësimin e prindërve për rrezikun e mbytjes së bebeve nga qeset plastike. /Gazeta Shneta/