Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurrë mos i masazhoni bebet me këtë produkt, mund t’iu shkaktojë ekzemë

Jetë 04/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat nuk duhet të masazhohen me vajra, pasi mund të shkaktojnë dëmtime afatgjate në lëkurë, paralajmërojnë ekspertët. Prindërit mendojnë se produktet natyrale janë të sigurta, prandaj përdorin vaj ulliri ose luledielli për masazhimin e foshnjave, po ky veprim rrezikon që ata të preken nga ekzema dhe probleme të tjera me lëkurën, thonë ekspertët.

Hulumtuesit shkencor nga Universiteti i Mançesterit thonë se, edhe vajrat natyrale që përdoren për masazhimin e bebeve, mund të dëmtojnë barrierat mbrojtëse tek lëkura e brishtë e tyre.

Ata paralajmërojnë se shumë produkte për kujdesin e lëkurës së fëmijëve në dyqane kanë kaluar vetëm testet kozmetike dhe nuk ka asnjë provë klinike që vërteton se ata janë të sigurt.

1 në 3 fëmijë preken tani nga ekzema e fëmijërisë, krahasuar me 1 në 20 që ka qenë në vitet ’40. Kjo rritje sipas ekspertëve vjen nga dëshira e madhe e prindërve për të përdorur produkte të ndryshme tek fëmijët.

Vajrat zbërthehen në acide yndyrore që dëmtojnë strukturën e lëkurës, dhe lejojnë hyrjen e përbërësve të dëmshëm dhe largimin e tepërt të ujit. Kjo mund të çojë në tharje të lëkurës, çarje dhe probleme të tjera, siç është edhe ekzema.

“Për të shmangur dëmtimin e lëkurës së bebeve, deri në një studim më të thelluar, këshillojmë të mos përdoren vaji i ullirit dhe ai i lulediellit si trajtim për lëkurën e thatë ose masazhimin e bebes”, bën thirrje dr.  Alison Cooke. shndeti.com

Artikulli paraprakKujdes nga ky peshk në plazh, mund t’ju lë të palëvizshëm sikurse këtë vajzë (Foto)
Artikulli i rradhës Qeset plastike mund të jenë vdekjeprurëse për bebet, nëna rrëfen ngjarjen tragjike (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.