Ekspertët tregojnë se marrja e qetësuesve rrezikon shëndetin e një personi. Qetësuesit rrisin rrezikun e goditjeve në zemër.
Sipas tyre, një qetësues i thjeshtë ka mundësi të shkaktojë një sulm në zemër vetëm brenda 4 javëve. Studimi kishte analizuar informacionet e 56.000 personave të cilët vuanin nga hipertensioni apo tensioni i lartë i gjakut, dhe të cilët u monitoruan për një kohë të caktuar.
Këta pjesëmarrës me këshillë të specialistëve kishin marrë qetësues si ibuprofen, celexoxib, diklofenac dhe naproxen. Këta qetësues të dhimbjeve janë më të përhapurit.
Me anë të analizave u vërejt se një në 330 të rritur, që kishin marrë ibuprofen rrezikonte sulm në zemër.
“Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sidomos për pacientët që vuajnë nga hipertensioni”, tha autori i këtij studimi./Gazeta Express