Qeveria italiane ka bërë kërkesë që t’u kushtohet përparësi procesit të vaksinimit te adoleshentët 12 deri në 18 vjeç.
Meqenëse, shkollat së shpejti do të rihapen, qeveria italiane, duke marr parasysh situatën aktuale të pandemisë, ka kërkuar nga rajonet që t’u kushtohet përparësi procesit të vaksinimit te adoleshentët 12 deri në 18 vjeç shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Në një letër drejtuar guvernatorëve rajonalë, Francesco Paolo Figliuolo, u ka bërë thirrje që të rinjët të vaksinohen.
Sipas Figliuolo, kjo kërkesë duhet të zbatohet nga 16 gushti i këtij viti.
Aktualisht, rreth 40 për qind e 4.6 milionë italianëve të moshës nën 19-vjeçare kanë marr të paktën dozën e parë të vaksinës dhe rreth 23 për qind janë të vaksinuar plotësisht.
Kryeministri Mario Draghi ka bërë të ditur javën e kaluar se viti shkollor do të filloj, mirëpo është e obligueshmë që mësimdhënësit të kenë dëshminë se janë të vaksinuar.
Në Itali, vaksinat anti covid nga Moderna dhe Pfizer janë të miratuara për adoleshentët./GazetaShneta/