Në 24 orët e fundit, Franca ka raportuar 30,920 raste të reja të infektimit me Covid.
Sipas të dhënave të fundit, autoritetet franceze kanë bërë të ditur se vendi ka regjistruar për herë të parë që nga 28 prilli i këtij viti, një shifër kaq të lart shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mes tjerash, kjo shifër është pothuajse 13 herë më e lartë sesa numi i raportuar në muajin qershor, atëherë kur varianti Delta ishte më ngjitës dhe po përhapej më shpejt në vend.
Zëdhënësi i mëparshëm i qeverisë franceze, Gabriel Attal, ka thënë se Franca së shpejti do të ndërmarrë masa të reja anti covid, për të zvogëluar përhapjen e variantit Delta./GazetaShneta/