Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria ka shkarkuar sot kryeinspektorin e tregut i cili është vëllai i kryetarit të FSSHK-së Blerim Syla

Lajme 24/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut, është shkarkuar nga pozita e tij, ani pse gjatë këtij viti të njëjtit iu zgjat mandati për katër vite.

Vendimi është marrë përgjatë mbledhjes së Qeverisë gjatë ditës së mërkurë, duke shfuqizuar vendimin nr. 07/67 të datës 26 shkurt të këtij viti nga ish-qeveria Hoti.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ka reaguar vet Lulzim Syla. Ai ka thënë se nuk ka marrë asnjë arsyetim për shkarkimin e tij derisa është shprehur se do t’i ndjek rrugët ligjore për shkarkimin e tij.

“Absolutisht nuk e kam marrë asnjë arsyetim, në media u informova, por megjithatë do t’i ndjekë rrugët ligjore sa i përket kësaj çështjeje”, tha Syla për lajmi.net.

Në mbledhjen e 26 shkurtit të vitit 2021, qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që Sylës t’i vazhdohej mandati, por i njëjti është shkarkuar sot nga pozita e Kryeinspektorit të Tregut.

Ndryshe Lulzim Syla është vëllai i Blerim Syles, kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. FSSHK ka organizuar grevë tetë orëshe për ditën e nersërme ku po kërkohet procedimi i Ligjit të Pagave.

Ndaj grevës së FSSHK-së ka reaguar sot ministri i Financave Hekuran Murati. Ai ka akuzuar FSSHK-në se po i shtyn përpara agjendat politike, duke ia kujtuar një memorandum që kjo organizatë kishte nënshkruar me koalicionin PAN. Murati poashtu i ka përmendur 3 milionë euro të mbledhura nga FSSHK në pesë vitet e fundit nga punëtorët shëndetësorë, që sipas tij nuk dihet se ku kanë shkuar.

Greva tetë orëshe do të mbahet nesër në të gjitha institucionet shëndetësore nga ora 07:00 deri në 15:00. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistri Murati: FSSHK ka përfituar mbi 3 milionë euro, ku shkuan këto para
Artikulli i rradhës Berisha-Muharremi pjesëmarrëse në trajnimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.