Përpos vendimeve të tjera që Qeveria e Kosovës vendosi sot gjatë ditës në lidhje me menaxhimin e situatës me Covid-19, ata lejuan edhe rihapjen e çerdheve.
Sipas këtij vendimi do të lejohet rihapja e çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Kosovës pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. /GazetaShneta/