Qeveria e Kosovës ka marr vendim për të vazhduar pagesat për specializantët me vetfinancim si dhe ata vullnetarë.
“Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e pagesave për specializantët me vetëfinancim/vullnetarë edhe për muajt nëntor e dhjetor.
Nga kjo mbështetje përfitojnë 578 specializantë, përfshirë 58 nga Lugina e Preshevës. Përkrahja financiare përbën shumën në vlerë prej 730.000,00 eurove”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Gazeta Shneta/