Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Shëndetësisë, me kërkesë të ministrit Arben Vitia.
Ministri Arben Vitia ka kërkuar sot gjatë ditës 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse për profesionistët për përgatitje lidhur me koronavirusin.
Ky propozim është përkrahur edhe nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe është votuar në Qeveri, pa vota kundër. /express