Qeveria pritet ta bëjë Emergjencën me helikopter

2017-02-24 në ora 19:02

Vitin e kaluar është vënë gurthemeli për klinikën e re të Emergjencës në QKUK.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, shpreh bindjen e tij për Gazeta Shneta se nga viti i ardhshëm kur pritet të kryhet ndërtimi, do të ketë shërbime të ngjashme me vendet evropiane.

“Do të kemi 7 departamente: Të triazhimit, dhomën e raminacionit të ndara në patologji, kujdesin intensiv, për goditje në tru dhe në zemër, për lëndime të boshtit kurrizor, traumatologji, toksikologji, qendrën nacionale të djegieve, qendrën e 20 sallave operative dhe qendrën nacionale për edukim të stafit në tri nivelet”, pohon Lenjani.

Por përveç klinikës së re, Lenjani deklaron se Qeveria e Kosovës pritet që ta hartojë një draftdokument për shërbimin emergjent ajror.

Ai, këtë e kishte kërkuar që nga viti 2010 për shkak të nevojave. Deri më tani, Emergjenca ka përdorur shërbimet e EULEX-it dhe KFOR-it. /Gazeta Shneta/