Qeveria e Kosovës pritet të kumtojë sonte vendimin për ndalimin e qarkullimit për qytetarë dhe automjete me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kosova deri më tani ka mbi 30 raste të konfirmuara me Covid-19, dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve në këto orare: Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, kanë raportuar mediat.
Vendimi është votuar në mbledhjen e qeverisë e cila është mbajtur në formë virtuale. Të dielën këto masa i kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.