Koronavirusi, 2019 nCoV, për herë të parë u shfaq në Kinë dhe rastet janë duke u diagnostifikuar në gjithë botën.
Me simptoma fillestare që ngjajnë me sëmundje të tjera, shumë njerëz pyesin se si të dinë nëse duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë simptomat e 2019 n-CoV?
Shumica e rasteve n-CoV kanë pasur ethe dhe shenja pneumonie si kollë ose gulçim. Në disa raste njerëzit nuk janë në gjendje ët marrin frymë vetë dhe kërkojnë përdorimin e ventilatorit. Një përqindje e vogël e njerëzve vdesin.
Çfarë duhet të bëni nëse keni këto simptoma?
Nëse përjetoni ndonjë prej këtyre simptomave brenda 14 ditëve ose brenda 14 ditëve nga kontakti i ngushtë me një individ të infektuar me koronavirus duhet të telefononi menjëherë ofruesin e kujdesit shëndetësor. /GazetaShneta/