Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qindra mijëra euro stimulime në Kardiokirurgji, pa vendim të ligjshëm dhe pa evidenca

Lajme 28/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive (KKI) e udhëhequr nga Tefik Bekteshi janë ndarë qindra mijëra euro në emër të stimulimeve për stafin mjekësor dhe administrativ, përmes një vendim të jashtëligjshëm dhe pa pasur evidenca për mbajtjen e kujdestarive dhe gatishmërive.

Gazeta Shneta ka siguruar një raport të auditorit të brendshëm të SHSKUK-së i cili ka konfirmuar raportimet e mëhershme të Gazetës për këto stimulime të jashtëligjshme.

Në raportin e auditimit i cili është dorëzuar dje, janë evidentuar shkelje të shumta të menaxhmentit dhe ish-Bordit të SHSKUK-së në vitin 2018, si dhe menaxhmentit të Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invaizve.

Më datën 5 janar të vitit 2018 Zyrtari Kryesor Financiar përmes ish-drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së Basri Sejdiu, kishte kërkuar nga Bordi Drejtues për vazhdimin e stimulimeve në KKI. Kjo kërkesë ishte bazuar në një vendim të Qeverisë në vitin 2016, i cili përcaktonte stimulime vetëm për atë vit për 2 kardiokirug, 3 anesteziologë dhe disa perfuzionitë, instrumentarë dhe infermierë.

“Kërkesa e thirrur në vendimin e Qeverisë ka qenë e pa bazë pasi që me vendim të Qeverisë nuk është paraparë shtesa për staf të KKI-së për vitin 2018”, thuhet në raportin e auditorit të brendshëm.

Megjithatë kërkesa ishte miratuar nga Bordi i cili atë kohë udhëhiqej nga Naser Ramadani. E njëjta kërkesë ishte përsëritur dhe ishte miratuar nga Bordi edhe për vitin 2019, por kësaj radhe shuma ishte rritur në 250 mijë euro.

Shpërndarja e këtyre parave për stafin e KKI-së ishte bërë në bazë të performancës se secilit, por auditori ka deklaruar në raport se nuk i është dhënë asnjë dëshmi të cilat do të arsyetonin ndarjen e stimulimeve. Specialistët e klinikës ne emër të stimulimeve janë paguar me shuma nga 110 euro deri në 500 euro, kurse stafi i mesëm nga 80 deri në 250 euro. Auditori ka gjetur se nga stimulimet kanë përfituar edhe stafi i administratës siç ka qenë rasti i Administratores së klinikës dhe një punëtori administrativ.

Auditori në raport ka deklaruar se nuk ka gjetur asnjë dëshmi për mbajtjen e kujdestarive gjatë vitit 2019. Në listat e aprovuara për kujdestari të aprovuara nga menaxhmenti i Klinikës, janë evidentuar orë shtesë pune nga 20 deri në 70 orë për një specialist. Këto orë shtesë ishin paguar në emër të kujdestarive të festave apo vikendeve.

“Në 10 raste nga testimet e kryera në Kardiologji Invazive kemi gjetur mospërputhje në mes listës nga klinika dhe kalkulimit në financa ku kujdestaritë e rëndomta janë kalkuluar si kujdestari të ditës së shtunë apo të diel”, thuhet në raport. Sipas kësaj gjetje, një specialist në këtë klinikë për një kujdestari të ditëve të punës, në vend se të paguhej me rreth 50 euro, është paguar me vlerën e një kujdestarie të së shtunës e cila kushton rreth 160 euro.

“Në evidencat e kujdestarive ka mangësi të dhënave të cilat dëshmojnë për kujdestaritë e mbajtura siç është mungesa e nënshkrimit dhe faksimilit të mjekut kujdestar”, thuhet në raport.

Mungesë e evidencave për mbajtjen e kujdestarive është hasur edhe tek stafi infermieror, të cilët nuk janë nënshkruar në librin e kujdestarive dhe ndërrimeve të natës, si dhe ka mospërputhje me sistemin elektronik për hyrje-dalje.

Auditori ka gjetur edhe shumë raste të tjera kur i gjithë stafi i infermierëve në Kardiologjinë Invazive kanë kalkuluar 10 deri 40 orë shtesë, por për mbajtjen e këtyre orëve menaxhmenti i klinikës nuk ka dhënë dëshmi.

Gjithashtu auditori ka gjetur se perfuzionistët dhe intrumentarët e KKI-së nuk mbajnë ndërrime të natës, por janë të angazhuar në gatishmëri. Megjithatë ata janë paguar me vlerën e ndërrimeve të natës pasi këto ndërrime kanë vlerë më të madhe në para.

“Çmimi i gatishmërisë 10 ditore sipas Kontratës Kolektive për stafin e mesëm me koeficient 5.4 është 143 euro, kurse sipas ndërrimeve të natës për 10 ndërrime nate çmimi është 202.4 euro, diferenca është 59.4 euro më shumë e paguar”, thuhet në raport.

Nga 77 raste të testuara për mbajtjen e gatishmërive nga stafi i mesëm, 6 prej tyre nuk janë nënshkruar në librin e evidencës, 32 nuk kanë shënuar kohën, ndërsa në muajin nëntor 2019 janë gjetur vetëm 3 ditë të regjistruara.

Ky raport i është dorëzuar drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së Valbon Krasniqi dhe Bordi Drejtues. Kujtojmë se Bordi me përbërjen e re të emëruar këtë vit, ka ndal pagesën për stimulime në këtë klinikë. Auditori ka rekomanduar që të merren masa të menjëhershme ndaj këtyre parregullsive.

Në pjesën e dytë të këtij raportimi, Gazeta do t’i publikojë edhe pagat super të larta që kanë përfituar stafi i kësaj klinike në emër të stimulimeve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakTre nga format e trajtimit të kancerit të gjirit që duhet t’i dini
Artikulli i rradhës Sulmohet fizikisht një teknik i Radiologjisë, reagon Sindikata e Infermierëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.