Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmohet fizikisht një teknik i Radiologjisë, reagon Sindikata e Infermierëve

Lajme 28/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një teknik në Klinikën e Radiologjisë gjatë mbrëmjes së djeshme është sulmuar fizikisht nga familjarët e një pacienti.

Siç ka mësuar Gazeta Shneta, B.R. është sulmuar në vendin e tij të punës. Për këtë rast ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve. Ky sulm vjen pas therjes me thikë të një infermieri në Klinikën e Urologjisë i cili ndodhi para disa ditësh.

Reagimi i plotë i Sindikatës:

SULMOHET EDHE NJË PUNËTORË SHËNDETËSOR

Kësaj radhe sulmohet fizikisht tekniku i Radiologjisë në vendin e punës….

Sulmet fizike ndaj infermierëve dhe profesionistëve shëndetësor duket se nuk kanë të ndalur. Jemi dëshmitar që para pak kohe infermieri i klinikës së Urologjisë për pak sa nuk humbi jetën pasi u sulmua në vendin e punës me armë të ftohtë ndërsa mbrëmë në klinikën e Radiologjisë afër sallës së Koronarografisë sulmohet fizikisht edhe një teknik i radiologjisë nga familjarët e pacientit me COVID-19, pacient të cilit sigurisht paraprakisht po i njejti i ka bërë radiografinë para intervenimit në sallën e koronarografisë.

A nuk mjafton që tekniku i radiologjisë ka rrezikuar jetën duke i dhënë shërbim pacientit me COVID-19 ?

SHSKUK/QKUK duhet që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin më të madhë edhe atë sa më parë para se të ndodhë ndonjë incident me pasoja fatale.

1) Ftoj SHSKUK/QKUK-në që urgjentisht të rritë numrin e punëtorëve të sigurimit fizik në klinika si dhe të sigurohet që defilimi i palëve civile në korridoret e klinikave të redukohet në minimum,

2) Të sigurohet që rastet ambulantore të vizitohen në ambulanca specialistike në kohën e caktuar e jo pas orarit në klinika ku janë të shtrirë pacientët për trajtim, ndërsa ndaj atyre që e praktikojnë këtë të ketë zero tolerancë,

3) Të bëjë pagesën e rrezikshmërisë për punëtorët shëndetësor,

4) Të kërkoj nga organet e drejtësisë që kryesit e sulmeve të ndëshkohen rëndë për veprat si dhe të kërkoj në mënyrë institucionale përmes zyrtarëve ligjor kompensim për lëndimet e shkaktuara ndaj punëtorëve shëndetësor si dhe

5) Të kërkoj dhe të inicoj procedurën që sulmi ndaj punëtorëve shëndetësor të futet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe të cilësohet sulm ndaj personit zyrtar.

Nëse nuk ndërmirren këto dhe të tjera masa në sigurimin ambientit të sigurtë për punë, shpejt në profilet e rrejteve sociale do shohim “PRAY FOR NURSES OF KOSOVA” ose diqka edhe më të tmerrshme.

Incidente si ky nuk duhet mbajtur fshehur. Duhet raportuar me kohë për hirë të sensibilizimit dhe që autorët e veprave të tilla të vihen para drejtësisë sa më parë.

Enlirat K. Duraku

Sekretar, Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Artikulli paraprakQindra mijëra euro stimulime në Kardiokirurgji, pa vendim të ligjshëm dhe pa evidenca
Artikulli i rradhës Studimet tregojnë se gratë që nuk bëjnë një gjumë cilësor kanë tendenca që të ushqehen më shumë se që kanë nevojë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.