Selmon Berisha, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ka ndarë shqetësimet e tij rreth situatës aktuale të furnizimit me barna dhe sfidave të tjera, shkruan Shneta.
Berisha ka theksuar se janë furnizuar vetëm 50% nga lista esenciale prej Ministrisë së Shëndetësisë
“Me barna të listes esenciale nga M.SH jemi furnizuar nga 152 artikuj vetëm me 76 prej tyre që i bije se ne në QKMF Deçan jemi me 50% të furnizuar nga lista esenciale”, tha Berisha.
Tutje, drejtori i QKMF-së bëri të ditur që janë furnizuar 100% me insulin dhe vaksina nga lista esenciale dhe IKSHPK.
Në lidhje me situatën e infrastrukturës, Drejtori Berisha ka theksuar përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe stafin shëndetësor sipas udhëzimeve administrative por në mungesë të dy punëtoreve aty.
“Sipas udhëzimit administrativ për shëndetin primar i plotësojm nevojat me staf shëndetësor në përjashtim të një biokimisti dhe Farmacisti”, shtoi ai.
Berisha ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e mjekësisë familjare, duke theksuar se shumica e mjekëve të tanishëm do të pensionohen pas 4 vitesh.
Ai ka theksuar se ka një mungesë të shprehur të interesit të gjeneratave të reja për të specializuar në mjekësi familjare, çka do të sjellë një mungesë të mëtejshme të mjekëve në këtë fushë./GazetaShneta/




