Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF në Fushë Kosovë përballet me rritje të numrit të banorëve dhe mungesë stafi

Lajme 06/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i QKMF-së në Fushë Kosovë, Remzi Shala ka folur për sfidat dhe vështirësitë që përballet kjo qendër. 

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Shala tha se sfida më e madhe është numri i stafit mjekësor përkundër rritjes së numrit të banorëve.

Sipas tij numri i stafit mjekësor është jo i mjaftueshëm, megjithatë ata po bëjnë të pamundurën që t’i plotësojnë kërkesat për shërbime shëndetësore.

“Qendra e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë është themeluar në vitin 2002 dhe që atëherë një prej sfidave më të mëdha është rritja enorme e popullatës, sfidë tjetër ka qenë edhe stafi jo i mjaftueshëm përkundër kërkesave dhe vullnetit për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Shala.

Tutje, Shala tha se vetëm gjatë vitit 2023 patur afër 500 mijë shërbime shëndetësore përkundër mbi 210 mijë vizitave mjekësore duke patur rritje 24% të tyre.

Shala foli edhe për furnizimin me barna, i cili tha se aktualisht gjendja është e mirë dhe ka furnizim të mjaftueshëm.

“Furnizimi me barna bëhet nga lista esenciale që është përgjegjëse e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kemi edhe listen komerciale për barnat në raste urgjente dhe nevoja të veçanta ne i furnizojmë me materiale shëndetësore dhe barna nga lista komerciale, sa i përket listës esenciale për momentin është mirë, por për momentin kemi patur vështirësi me furnizimin e disa materiale shpenzuese siç janë me sisteme, kanila dhe flastera që i kemi kompensuar përmes listës komerciale, ndërsa sa i përket barnave dhe terapisë me ampulave jemi të furnizuar”, deklaroi ai.

Shala u shpreh se rritja e numrit të vizitave në QKMF rritet sidomos gjatë muajve të verës me ardhjen e bashkatdhetarëve, por pa përjashtuar muajt e dimrit me situatën e griprave dhe virozave të ndryshme.

Në fund, Shala tha se është duke u investuar për ndërtimin e një Qendre të re të Mjekësisë Familjare dhe po planifikohet që në të ardhmen të ndërtohen edhe dy të tjera.

“Komuna dhe drejtoria ka bërë shumë investime duke ndërtuar objekte të reja në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare, jemi në prokurim edhe ndërtimin e një qendre të re në Fushë Kosovë, kërkesat janë që së paku të ndërtohen edhe dy qendra të tjera”, përfundoi Shala.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë të Dr. Remzi Shala. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKatër specialistë të kirurgjisë vaskulare reagojnë kundër konkursit për punësim në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës Ulet numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës në Kosovë, në 2024-ën asnjë rast

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.