Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër specialistë të kirurgjisë vaskulare reagojnë kundër konkursit për punësim në Spitalin e Prizrenit

Lajme 06/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Katër specialistë të kirurgjisë vaskulare të shqetësuar kanë reaguar kundër konkursit për punësim në Spitalin e Prizrenit, i cili pritet të hapet nga SHSKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës të premten pritet të shpall konkursin për punësimin e 300 punëtorëve të rinj, 80 mjekë specialistë, 200 infermierë dhe 50 punëtorë të tjerë, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK ka planifikuar që të punësojë mjekët në spitalet rajonale, ndonëse ka kërkesa për punësim edhe në njësitë e saj në Qendrën Klinike Universitare. Një nga to është kërkesa për punësimin e specialistëve në klinikën e cila ka listat më të gjatat të pritjes për pacientët, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

Të vetmit kirurgë vaskulare të pa punësuar në sektorin publik në Kosovë aktualisht janë Dr. Norik Hoxha, Dr. Adhurim Koshi, Dr. Albion Haxhijaha dhe Dr. Jetmir Gashi. Ata thonë se që dy vite e gjysmë janë në pritje për t’u punësuar.

Në një reagim të tyre të adresuar në Gazetën Shneta, mjekët thonë se SHSKUK e ka injoruar vlerësimin që i është bërë nevojave të klinikave.

“E njëjta ndodhi edhe me Kliniken e Kirurgjisë Vaskulare ku përkunder 6 kërkesave zyrtare të drejtorit për angazhim të stafit të ri me qellim të eliminimit të listave disavjeçare të pritjes, por edhe ofrimit të shërbimeve të reja, nuk ka përgjigje nga ana e menaxhmentit të SHSKUK-së. Ata kane vendos që për qëllime të tyre ta hapin katër vende për specialistë të kirurgjisë vaskulare në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty nuk ofrohen as 10 % e shërbimeve të kësaj lëmie, e as nuk ka hapësirë e personel me përvojë për ofrimin e tyre në të ardhmen. Me këtë vendim përveç që i mohohet kësaj Klinike realizimi i ambicieve, i mohohet edhe specialisteve te rinj e drejta për zhvillim dhe ngritje profesionale”, thuhet në reagimin e tyre.

Mjekët kanë kërkuar nga SHSKUK e gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe Ministrisë së Shëndetësisë që të mos merret vendimi për hapjen e konkursit në SP Prizren.

“Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe menaxhmenti i SHSKUK-së që vendimet e tilla të mos merren pa u konsultuar profesionistet e fushës, pa u marrë parasysh nevojat e Klinikës së vetme të sektorit publik që ofron këtë shërbim në Kosovë si dhe pa siguruar kushte për punë për punëtorët e ardhshëm që synohet të punësohen”, kanë deklaruar katër specialistët e kirurgjisë vaskulare.

Gazeta për këtë çështje e ka pyetur SHSKUK-në por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare i ka të punësuar aktualisht 13 specialistë. Brenda vitit në këtë klinikë kryhen rreth 1 mijë operacione. Vaskularja është klinika me listën më të gjatë të pritjes për shërbimin e venave varikoze. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërplasen trenat në Çeki, 4 të vdekur dhe 23 të tjerë të lënduar
Artikulli i rradhës QKMF në Fushë Kosovë përballet me rritje të numrit të banorëve dhe mungesë stafi

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.