Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF në Pejë ka mungesë të infuzioneve për fëmijë, shpatulla druri dhe barnave tjera esenciale

Lajme 06/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë nuk është e furnizuar me disa nga barnat e materialet tjera shpenzuese nga Lista Esenciale shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë qendër brenda një dite marrin shërbime mjekësorë me qindra pacientë të cilët janë të detyruar t’i blejnë edhe barnat nga Lista Esenciale, pasi që Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur t’i furnizojë.

Shpatulla druri – përmes së cilët bëhet ekzaminimi i sëmundjeve në fyt, Baby system apo infusion për fëmijë, Antidiabetik oral – i nevojshëm për pacientët insulinmarrës, antibiotikë oral, tretje për terapi paranterale apo infusion tash e një muaj nuk ka në këtë QKMF.

Lajmin për mungesë të këtyre barnave dhe materialeve shpenzuese e ka konfirmuar për Gazetën Shneta, Petrit Loci, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë.

Në anën tjetër, Gazeta Shneta ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë pse nuk kanë arritur të furnizojnë këtë qendër me produkte të nevojshme për trajtimin e pacientëve mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Mungesa e barnave e materialeve tjera shpenzuese është e theksuar edhe nëpër qendrat tjera shëndetësore në vend për të cilat ka raportuar Gazeta Shneta.
Një gjendje hiç më mirë nuk është as në klinikat dhe spitalet rajonale në vend, ndërsa në anën tjetër nga ShSKUK thonë se furnizimi me barna dhe materiale tjera shpenzuese është rritur në 70 përqind./Gazeta Shneta/

Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave

Artikulli paraprakPrishtina me numër më të lartë të rasteve me COVID-19
Artikulli i rradhës Zjarr në spitalin COVID në Selanik, të bllokuar 20 pacientë të intubuar, një i vdekur

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.