Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKSUK rehabiliton pacientin me protezë speciale pas operacionit të kancerit në nofullë

Lajme 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) është realizuar, një protezë speciale dentare (obturator protetik) që përdoret për të mbyllur hapësirat e krijuara në qiellzë ose në nofullën e sipërme pas ndërhyrjeve kirurgjikale, duke rikthyer funksionet normale të gojës dhe pamjen estetike.

Sipas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), pacienti A.S., i lindur në vitin 1971, ka kaluar trajtim kirurgjikal në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale pas diagnostikimit me karcinomë skuamoze orale në stadin e tretë (një formë e kancerit të zgavrës së gojës). Gjatë operacionit ishte hequr një pjesë e nofullës së sipërme për shkak të përhapjes së sëmundjes, transmeton Gazeta Shneta.

Pas trajtimit kirurgjikal dhe onkologjik, ekipi specialist i QKSUK-së ka vlerësuar defektin e krijuar nga operacioni dhe ka vendosur rehabilitimin e pacientit përmes vendosjes së obturatorit protetik.

Protezë e specializuar i rikthen funksionet e gojës pacientit pas operacionit të kancerit. /Foto: ShSKUK

Sipas QKSUK-së, ky trajtim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit multidisiplinar për menaxhimin e rasteve komplekse dhe në përputhje me protokollet e protetikës maksilofaciale.

“Ky rehabilitim ka për qëllim përmirësimin e funksioneve orale, duke përfshirë të folurin, gëlltitjen, mastikacionin, si dhe rikthimin e integritetit anatomik dhe cilësisë së jetës së pacientit”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShSKUK: Raporti i Auditimit nuk evidenton keqpërdorim të mjeteve publike, rekomandimet kanë nisur të zbatohen
Artikulli i rradhës Humbja e peshës mund të ruhet edhe me doza më të ulëta të barnave për obezitet

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.