Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK: Raporti i Auditimit nuk evidenton keqpërdorim të mjeteve publike, rekomandimet kanë nisur të zbatohen

Lajme 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka mirëpritur Raportin e Auditimit për vitin 2025. Sipas një njoftimi zyrtar, SHSKUK ka sqaruar se produktet e evidentuara me afat të skaduar nuk janë barna dhe se raporti nuk ka identifikuar raste të keqpërdorimit të mjeteve financiare.

Ky institucion ka sqaruar se produktet e evidentuara me afat të skaduar nuk janë barna, por uniforma të mbetura nga rezervat e pandemisë, të cilat nuk janë përdorur dhe kanë arritur afatin e përdorimit. Sipas SHSKUK-së, ato janë larguar nga përdorimi dhe rekomandimet për këtë çështje janë zbatuar, transmeton Gazeta Shneta.

Në reagim thuhet se raporti nuk ka identifikuar raste të keqpërdorimit të mjeteve publike, dëmtimit të buxhetit, përfitimeve të kundërligjshme apo humbjeve financiare. Gjetjet lidhen kryesisht me çështje teknike, procedurale dhe të raportimit financiar.

“Si një nga organizatat buxhetore më të mëdha në vend, me afër 8,000 punonjës, mbi 10 milionë shërbime shëndetësore të ofruara gjatë vitit dhe një buxhet vjetor prej rreth 200 milionë eurosh, SHSKUK menaxhon një sistem kompleks që përfshin QKUK-në, spitalet e përgjithshme, institucionet e shëndetit mendor dhe njësitë e tjera përbërëse. Pavarësisht kompleksitetit të këtij sistemi, gjetjet e auditorit kanë të bëjnë kryesisht me përmirësime administrative dhe teknike, e jo me keqmenaxhim financiar apo dëmtim të buxhetit”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, SHSKUK ka njoftuar se pas pranimit të draft-raportit ka nisur zbatimin e rekomandimeve të auditorit.

Njoftimi i plotë:

Artikulli paraprakVaping-u mund të bëhet më i rrezikshëm me përdorim të zgjatur
Artikulli i rradhës QKSUK rehabiliton pacientin me protezë speciale pas operacionit të kancerit në nofullë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.