Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të furnizohet me 1 mijë bombola të oksigjenit.
Ky institucion e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Pastor Kosova” në vlerë 218 mijë e 860 euro, shkruan Gazeta Shneta.
Bombolat do të jenë me peshë të oksigjenit nga 10.6 deri në 12 kilogram dhe me valvulë jokthyese me material të kromit. Sipas kontratës kompania me pronar Latif Imerin është e obliguar të kryej furnizimin brenda 30 ditëve nga data e urdhërblerjes.
QKUK këtë vit pati dhënë edhe një kontratë emergjente në vlerë mbi 12 mijë euro për A-testimin e rreth 200 bombolave të oksigjenit. Këto bombola janë futur në përdorim për shkak të kërkesave të mëdha për oksigjen në klinika dhe spitale rajonale.
QKUK aktualisht ka kontratë për furnizim me gazra medicinale me kompaninë “Medical Group”. /Gazeta Shneta/