QKUK ia ka dhënë një tender afër 10 mijë euro kompanisë “Groweco” e cila është në pronësi të biznesmenit Avni Stublla. Ky i fundit ka aktakuzë nga Prokuroria në Gjakovë për mashtrim në prokurim publik në komunën e Malishevës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ia ka dhënë një tender kompanisë “Groëeco” me titull “Ndërrimi i dyerve të ballkonit dhe rregullimi i ujmbledhësve në Klinikën Infektive”. Tenderi është në vlerë 9 mijë e 690 Euro, shkruan Gazeta Shneta.
Kompania “Groweco” është në pronësi të biznesmenit Avni Stublla. Vitin e kaluar atij i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për mashtrim në prokurim publik.
Sipas një raportimi të “Betimipërdrejtësi”, ngarkohet se ka shkelur rregullat për prokurimin publik, gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, ka rënë në vonesë në pagimin e obligimeve, pikërisht tatimit dhe duke iu shmangur kualifikimeve minimale të kërkuara dhe specifikuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës me qëllim ndikimi te autoriteti kontraktues.
Bëhet fjalë për një tender në Komunën e Malishevës ku është i akuzuar edhe menaxheri i prokurimit Nuhi Shalaj. Ky i fundit akuzohet se ia ka mundësuar operatorit ekonomik në mënyrë të kundërligjshme ta fitojë një tender për rregullimin e varrezave në lagjen “Hoti” në Komunën e Malishevës, i cili kapë vlerën e afro 20 mijë eurove. /Gazeta Shneta/