QKUK-ja ka konfirmuar se ish-kryeministri Bajram Rexhepi është për momentin në mjekim intensiv.
“Ju konfirmojmë se në mjekimin intensive qendror të QKUK-së, është duke u trajtuar ish-kryeministri dr. Bajram Rexhpi, cili ka pasur problem shëndetësore që duhen të trajtohen në këtë njësi”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
“I janë bërë analizat laboratorike dhe radiologjike dhe është nën kujdesin intensiv të vazhdueshëm shëndetësorë të mjekëve të QKUK-së.
Është formuar një konsilium në përbërje të mjekëve të lëmive të ndryshme përfshirë neurolgun, kardiologun, kirurgun vaskularë, anesteziologun dhe lëmitë e tjera sipas nevojës.
Rasti është duke u përcjellë në vazhdimësi nga stafi i mjekimit intensiv”. /Gazeta Shneta/