Tërmeti që goditi Shqipërinë me 6.4 shkallë të rihterit është ndier edhe në disa zona të Kosovës.
Qytetarët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre kanë dalë jashtë shtëpive. Por, përpos dëmeve materiale në Kosovë nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. “Sapo kontaktova edhe me Urgjencën dhe deri më tani nuk ka asnjë të lënduar nga këto tërmete”, tha Fazliu.