Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK priti delegacionin italian të Shoqatës ASVI për bashkëpunim në kardiokirurgjinë pediatrike

Lajme 24/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përfaqësues nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës  pritën sot në vizitë zyrtare delegacionin e Shoqatës Italiane ASVI (Associazione Solidarietà Volontariato Insieme) me seli në Milano. Delegacioni u kryesua nga znj. Marinella del Passo dhe Dr. Gabriele Vignati, kardiolog pediatër.

Përfaqësuesit e ASVI-së u pritën nga dr. Ardian Shefkiu, U.D. Drejtor Shëndetësor në ShSKUK, si dhe ekipi i kardiokirurgëve, neonatologëve dhe anesteziologëve të QKUK-së: dr. Gazmend Spahiu, dr. Shpejtim Shurdhiqi, dr. Luan Morina, dr. Linda Kryeziu dhe Dardane Mehaj.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet QKUK-së dhe Shoqatës ASVI, me synim themelimin e njësisë së kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë dhe trajnimin e stafit mjekësor kosovar në qendra të specializuara shëndetësore në Itali.

Shoqata ASVI ka kontribuar në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit që nga viti 1999 në fusha të ndryshme, përfshirë ndihmën humanitare, zhvillimin komunitar, mbështetjen sociale dhe arsimore.

Sipas njoftimit, që nga viti 2009 deri më sot, me mbështetjen e kësaj shoqate janë operuar 180 fëmijë nga Kosova në Spitalin Ospedale Niguarda Ca’Granda në Milano./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrej 17 ditësh në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
Artikulli i rradhës QKUK pajiset me sistemin “Scalp Cooling”, risi në rajon për zvogëlimin e rënies së flokëve për pacientët me kancer

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.