Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qumështi i artë, ilaçi natyral për këto sëmundje

Jetë 24/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi i artë (Golden milk) është një pije me bazë qumështi, edhe vegjetal, dhe kukruma, erëza me ngjyrë ari që vjen nga Lindja, dhe që konsiderohet si një ilaç i mirë natyral për të kuruar shqetësimet gastrointestinale dhe të aparatit tretës.

Përdoret gjithashtu në rastet e infeksioneve, dhimbjeve menstruale, dhimbjeve të kokës, të dhëmbëve, për të ulur kolesterolin dhe për të stimuluar mbrojtjen imunitare. Pra një eliksir i jetës së gjatë!

Pijë antike, që e ka origjinën pikërisht në Lindjen ekstreme, Golden milk po njeh një bum të vërtetë përdorimi në ditët sotme. Arsyeja është shumë e thjeshtë, duke pasur parasysh që qumështi i artë është një ilaç për shëndetin tonë dhe i thjeshtë për tu përgatitur, shkruan Top Channel.

Edhe sot këshillohet mjaft nga mjekët popullorë, dhe ky qumësht i artë ka një shije intense. Bëhet me qumësht vegjetal, për shembull, qumësht kokosi, orizi apo dhe soje, mjaltë dhe pastë kurkumaje. Është pikërisht kjo erëz e çmuar përbërësi që ka kaq shumë të mira.

Kurkumaja në fakt përmban curcumina, një substancë që është gjithnjë e më shumë objekt studimi. Por cilat janë vetitë e kësaj erëze indiane? Kurkumaja ka veti antinflamatore, antioksidante, dhe sipas studimeve të fundit, edhe antitumorale.

Për të mos u ngatërruar me kerrin, kurkuma përdoret mjaft në kuzhinën indiane, bengaleze dhe në Sri Lanka, dhe ka një aromë të fortë, pothuajse të athët. Mund të blihet dhe e bluar dhe si farë, por për të marrë përfitimet e saj nuk është e mjaftueshme të hedhësh pak këtu e pak atje. Vetë erëza, në fakt, biologjikisht nuk përthithet nga organizmi, por i kombinuar me një tjetër aleat të shëndetit tonë, si për shembull piperi.

Por ja cila është receta magjike e qumështit të artë: Një tas me qumësht vegjetal, orizi, soje apo kokosi, shtojmë një lugë të vogël vaj bajamesh për përdorim ushqimor, apo edhe vaj kokosi, një apo dy lugë pastë kurkumaje, ose për alternativë mund të përdorni një lugë kurkuma pluhur, një lugë mjaltë për kënaqësi, kanellë apo pak xhenxhëfil, dhe gjysëm luge piper të zi.

E ngrohim në zjarr mesatar në tigan për pak minuta derisa të kemi një përbërje të trashë dhe plot aromë, e përziejmë vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave, e heqim nga zjarri dhe e hedhim në tas. Tashmë qumështi i artë është gati për tu shijuar.

Sugjerime? Për të përfituar më shumë prej tij, është mirë të pini një tas me Qumësht të artë në mëngjes ose në orët e paradites, apo pasdites si mesvakt për një periudhë 30 ditore.

Artikulli paraprakA e dini pse në shishet e barnave gjendet një copë pambuku?
Artikulli i rradhës 22 vajza dhe 16 djem kanë lindur dje në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.