Një qytetar nga Lipjani, Mejda Sopjani, ka publikuar një video në Facebook nga Shtëpia e Shëndetit në Lipjan ku nuk shihet asnjë mjek në orarin e punës.
Sopjani ka shkruar në postimin e tij se e ka dërguar nënën për kontroll, por mjekët sipas tij kishin dal gjysmë ore më herët para pauzës sipas orarit zyrtar, shkruan Gazeta Shneta.
“Shok e dashamir, erdha në pushim në Kosovë edhe e pash nënën pa qef edhe e qova në shtëpi të shëndetit në Lipjan, gjys ore ma herët e kanë bo pauzën se sa është me rregullore. Veç kqyrne videon se si është tu u punua në spitalet tona në Kosovë”, ka shkruar Sopjani në postimin e tij. /Gazeta Shneta/