Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i ZKA-së, reagon SHSKUK-ja: Në raport nuk janë përfshirë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur gjatë vitit 2024

Lajme 19/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djshme në media është raportuar në lidhje me gjetjet e Zyrës Kombëtarë të Auditimi në Shërbimi Spital Klinik dhe Univeristar të Kosovës, ku thuhet se ka lista të gjata të pritjes, mungësë të anestetikëve e materialeve ortopedike si dhe Klinika e Oftamologjisë përballet me mungesë të thjerrëzave të syrit.

ShSKUK-ja ka dalur më reagim ndaj këtyre lajmeve, ku ka thënë se raporti përfshinë përuidhën 5 vjeçare, nga viti 2019 e deri në vitin 2023 dhe se të gjetjet e ZKA-së nuk janë përfshirë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në vitin 2024, përcjell IndeksOnline.

Në njoftim thuhet se menaxhmenti i ShSKUK, ka ndërmarrë masa për përmirësime infrastrukturore, duke rinovuar hapësirat në disa klinikat të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme si dhe janë ndërrmarrë masa për furnizimin më barna.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me raportin e performancës së publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i publikuar në media, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), fillimisht sqaron se raporti përfshinë periudhën 5 vjeçare, nga viti 2019 deri në vitin 2023, dhe në të nuk janë përfshirë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur gjatë vitit 2024, në ShSKUK.

Dëshirojmë të sqarojmë opinionin se gjatë vitit 2023, dhe fillim vitit 2024, Bordi Drejtues i ShSKUK, ka vizituar dhe analizuar punën e secilës njësi organizative në ShSKUK .

Pas këtyre takimeve janë nxjerrë vendime dhe konkluzione të detajizuar që përfshijnë edhe rekomandime për ndërmarrjen e masave, që për qëllim kanë ngritjen e performancës së institucionit.

Menaxhmenti i ShSKUK, ka ndërmarrë masa për përmirësime infrastrukturore, duke rinovuar hapësirat në disa klinikat të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme.

Po ashtu, janë ndërmarrë masa për sigurim të pajisjeve dhe për furnizim me barna dhe materiale shpenzuese.

Sa i përket infrastrukturës ka pasur renovim të Klinikës Emergjente, Shërbim Klinik të Kardiokirurgjisë, Klinikës së Onkologjisë, Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare, Klinikës së Urologjisë, Klinikës së Gjinekologjisë, por edhe bllokut operativ kirurgjik, që tashmë kanë kushte moderne dhe sipas standardeve.

Masa janë ndërmarrë edhe për furnizim më të mirë me barna, duhet theksuar se janë lidhur kontrata të rregullta për artikuj që ishin në mungesë për vite të tëra, përfshirë edhe barnat dhe materialin shpenzues që përmenden në raport, e që tani janë në sasi të mjaftueshme, sipas kërkesave të klinikave dhe spitaleve, anestetikët dhe furnizimin me citostatikë dhe terapinë e nevojshme për Klinikën e Onkologjisë, që tashmë posedon mbi 90% të tyre.

Për herë të parë, janë ndërmarrë masa edhe sa i përket trajnimeve dhe avancimeve profesionale të stafit, ku në bashkëpunim me Odën e Mjekëve, është arritur të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi, i cili parasheh mbështetje financiare për trajnime specifike për mjekë në profile të ndryshme mjekësore.

Duhet theksuar së këtë vit është arritur që për herë të parë të funksionalizohet Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Prizrenit.

Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së ka trajtuar me prioritet çështjen e listave të pritjes për pacientët, e që këtë vit ka ulje të tyre, sidomos në klinikat që ceken në raport të performancës, por ende është duke u punuar.

Po ashtu, ShSKUK ka arritur të bëjë furnizim me proteza për Klinikën e Ortopedisë, thjerrëza për Klinikën e Syve.

Në këtë drejtim, në koordinim me Spitalet e Përgjithshme po punohet që rastet e listës së pritjes për proteza dhe për operacione të syrit të drejtohen edhe në Spitalet e Përgjithshme, e që dukshëm do të ndikojnë që listat e pritjes të zvogëlohen.

Sa i përket mungesës së anesteziologëve, është bërë një riorganizim i tyre, konkurse janë hapur në vazhdimësi në momentin që kanë kryer specializimin mjekë të kësaj fushe, ndërsa porsa të përfundojnë specializimin do të punësohen edhe mjekë të tjerë.

Pra, këtë vit është punuar dhe po punohet intensivisht nga SHSKUK, që performanca e stafit aktual dhe e shërbimeve në përgjithësi të ngritet, ndryshimet janë evidente, por vazhdohet të punohet edhe tutje.

Artikulli paraprakIlaçet për humbje peshe mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore
Artikulli i rradhës Infeksionet bakteriale mund të shkaktojnë diabetin e tipit 1

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.