Në një studim të fundit, u zbulua se mbi 3.4 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë me një gjendje neurologjike.
Këto gjendje përfshijnë çrregullime neurozhvillimore si autizmi, çrregullime neurodegjenerative si Alzheimer dhe çrregullime të lëvizjes si Parkinson, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Një aspekt shqetësues i këtyre gjetjeve është se vdekjet dhe aftësia e kufizuar në lidhje me këto kushte janë rritur me 18% që nga viti 1990.
Studiuesit shpresojnë se këto gjetje do të rrisin ndërgjegjësimin për kushtet neurologjike dhe do të inkurajojnë investimet në shëndetin e trurit dhe zgjerimin e kujdesit shëndetësor në nivel global.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kontribuar në këtë studim, duke shqyrtyr se si kushtet neurologjike ndikojnë te njerëzit në të gjithë botën. Studimi u publikua në The Lancet Neurology./Gazeta Shneta/


