Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 532 mostra të marra nga SHSKUK-ja janë konfirmuar 69 raste të reja.
Në 24 orët e fundit, 7 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit shkruan GazetaShneta.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 14,446 raste, kurse 581 janë viktima.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së./GazetaShneta/