Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rast që s’mban në mend historia mjekësore – Bebja i mbijetoi abortit

Jetë 28/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Britanikja Vicky Harper atëbotë i kishte dy fëmijë: Ross (2) dhe Leila (5), edhe ishte në gjende të rëndë materiale, kështu që në atë moment nuk ishte e gatshme edhe për fëmijën e tretë, mirëpo në qershorin e vitit të kaluar kishte harruar një ditë të pinte pilulën kontraceptive dhe kështu kishte ngelur shtatzënë.

“Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Fëmijët i dua më së shumti në botë, ata janë pasuria ime, mirëpo atëherë nuk kam pasur fuqi edhe për të tretin” – ka treguar Vicky, e cila jeton në veri të Skocisë.

Atëherë Viki mori vendimin të shkonte në ndërprerje kirurgjike të shtatzënisë, që ishte dashur ta bënte me vakuum. Siç ka treguar ajo, që atë ditë kishte kuptuar që diçka nuk ishte në rregull. Prandaj në shtëpi bëri testin e shtatzënisë dhe i doli pozitiv. Doktori i kishte thënë që ishte e mundshme që ndonjë hormon i shtatzënisë akoma të kishte mbetur në trupin e saj, prandaj nuk duhej të brengosej.

“Menstruacione nuk kam pasur dy muaj dhe isha e sigurt që bebja akoma ishte në mua“ – thotë ajo.

Nëntë javë pas abortimit të pasuksesshëm ia kishin bërë ultrazërin, i cili qartë kishte treguar që ishte shtatzënë.

Abortimi i sërishëm nuk ishte i mundshëm sepse ishte në javën e 16-të të shtatzënisë, ndërkaq pas javës së 12-të abortimet bëhen ekskluzivisht në situata të jashtëzakonshme, nëse kërcënohet rrezik i madh për nënën apo për frytin – pra, abortimi në raste të tilla është shumë i rrezikshëm për shëndetin e nënës.

Atëherë kishte vendosur që, megjithatë, të lindë beben. Në fillim të muajit mars, Vicky lindi një djalë tepër të bukur, Jack, i cili është plotësisht i shëndetshëm.

“Ai është fëmijë i veçantë. E dua shumë. Do t’ia tregoj të gjitha kur të rritet mjaftueshëm që ta kuptojë mirë përse kisha dëshiruar të veproja ashtu. Tani jam e lumtur që ka mbijetuar dhe e dua më shumë seç kam menduar ndonjëherë që do ta dua dikë” – ka përfunduar britanikja tregimin e vet të pabesueshëm.

Artikulli paraprakE papritur: Gruaja e Medës publikon foto duke qarë
Artikulli i rradhës Shqiptari që shpiku vaksinën kundër kancerit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.