Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi i prindërve mund të ndikojë drejtpërdrejt në obezitetin e fëmijëve

Jetë 11/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se menaxhimi i stresit tek prindërit mund të luajë rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut të obezitetit tek fëmijët e vegjël.

Studiuesit theksojnë se kur prindërit ndihen të mbingarkuar, rutinat familjare priren të prishet, zgjedhjet ushqimore bëhen më pak të shëndetshme dhe sjelljet pozitive të prindërimit zvogëlohen.

Hulumtimi, i realizuar nga shkencëtarë të Universitetit Yale, tregoi se përqendrimi në reduktimin e stresit të prindërve së bashku me këshilla për ushqim të shëndetshëm mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit në fëmijërinë e hershme, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas autores kryesore të studimit, Rajita Sinha, ishte e njohur më parë se stresi lidhet me obezitetin tek fëmijët, por befasues ishte fakti se përmirësimi i menaxhimit të stresit nga prindërit përmirësoi edhe mënyrën e tyre të prindërimit dhe uli rrezikun e obezitetit tek fëmijët.

Studimi përfshiu një provë 12-javore me 114 prindër nga prejardhje të ndryshme etnike dhe socioekonomike. Të gjithë prindërit ishin mbipeshë ose obezë dhe kishin fëmijë nga dy deri në pesë vjeç.

Ata u ndanë në dy grupe: njëri mori trajnim për menaxhimin e stresit përmes teknikave të ndërgjegjësimit dhe vetë-kontrollit, së bashku me këshilla për ushqim dhe aktivitet fizik, ndërsa grupi tjetër mori vetëm këshilla për dietë dhe aktivitet.

Rezultatet treguan se prindërit që morën trajnim për menaxhimin e stresit raportuan më pak stres dhe përmirësim në mënyrën e prindërimit. Fëmijët e tyre konsumuan më pak ushqime të pashëndetshme dhe nuk shtuan peshë gjatë studimit.

Ndërkohë, në grupin tjetër fëmijët kishin gjashtë herë më shumë gjasa të bëheshin mbipeshë.

Obeziteti tek fëmijët po rritet globalisht dhe pritet që deri në vitin 2040 numri i fëmijëve mbipeshë të arrijë në 228 milionë, duke e bërë këtë një sfidë serioze për shëndetin publik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRastet e kancerit të gjirit mund të arrijnë 3.5 milionë deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Studim: Qelizat e spermës tek meshkujt janë më aktive në verë sesa në dimër

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.