Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rastet e virusit të Nilit Perëndimor mbi normën, autoritetet shëndetësore lëshojnë paralajmërime

Jetë 11/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e virusit të Nilit Perëndimor këtë vit po rriten ndjeshëm, duke u regjistruar 40% më shumë se zakonisht, sipas të dhënave të Centers for Disease Control and Prevention (CDC).

Deri në fillim të shtatorit janë raportuar mbi 770 raste, përfshirë rreth 490 raste të rënda, ndërsa zakonisht në këtë periudhë numërohen rreth 550 raste, 350 prej të cilave të rënda.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë publikun për rrezikun, pasi shumica e infeksioneve transmetohen nga mushkonjat gjatë gushtit dhe shtatorit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Komisioneri i Shëndetit Publik në Massachusetts, Dr. Robbie Goldstein, u bëri thirrje njerëzve të mbrohen duke veshur rroba me mëngë të gjata dhe pantallona, si dhe duke përdorur repelentë të regjistruar nga EPA gjatë qëndrimit jashtë.

CDC shpjegon se rritja nuk lidhet me numrin e mushkonjave, por me përqindjen më të lartë të tyre që mbartin virusin. Faktorë si temperatura, reshjet, kontrolli i insekteve dhe infektimi i zogjve lokalë ndikojnë në përhapjen e virusit.

Disa zona, si Fort Collins në Colorado, janë identifikuar si vatra të nxehta, ku monitorimet treguan se 35 nga çdo 1,000 mushkonja femra ishin të infektuara, krahasuar me 8 për 1,000 që pritej zakonisht.

Shumica e infeksioneve janë të lehta ose pa simptoma, por rastet e rënda mund të shkaktojnë inflamacion të trurit ose palcës kurrizore dhe madje edhe vdekje.

CDC paralajmëron se vdekjet këtë vit mund të jenë më të larta, por statistikat janë ende paraprake. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKërpudha rezistente ndaj barnave po përhapet “me shpejtësi” në spitalet evropiane
Artikulli i rradhës Studim: Shëndeti i zorrëve tek gratë mund të ndikojë në rrezikun e lindjes së parakohshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.