Në Miçigan të SHBA-së, është regjistruar rasti i dytë me grip shpendësh. Burri u vuri nën monitorim pasi virusi qarkullonte në bagëtitë e kompanisë ku ai punonte. Analizat e kryera në laboratorin e departamentit shëndetësor të shtetit treguan se kampioni i hundës ishte negativ për influencën, por kampioni i syve tregoi pozitivitet për gripin e shpendëve, testuar në laboratorët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Nëndrejtori i CDC-ve, Nirav Shah, ka rekomanduar mosngadalësimin e aktiviteteve të mbikëqyrjes së gripit, pavarësisht ndryshimit të stinës, për identifikimin e shpejtë të sinjaleve të përhapjes së virusit te njeriu. CDC-të kërkojnë rritjen e numrit të analizave për kampionet pozitive ndaj virusit të influencës së tipit A, shkruan ECDC, transmeton Gazeta Shneta.
CDC shpjegoi se konjuktiviti lidhet edhe me infeksione të mëparshme njerëzore nga gripi i shpendëve, dhe kjo është vlerësuar si simptomë e mundshme nga agjencia për diagnostikimin e infeksionit H5N1.
Nivelet e larta të virusit janë konstatuar te qumështi jo i pasterizuar i lopëve të infektuara. Megjithatë, CDC vlerëson se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët, edhe pse numri i fermave të prekura nga gripi i shpendëve po rritet në vend./Gazeta Shneta/


