Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke ndërmarrë veprimet hetimore

Lajme 13/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacionet lidhur me rastin e dyshuar të helmimit nga ushqimi, ku rreth 20 persona dyshohet se janë prekur pas konsumimit të sanduiçëve në një nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informatën për dyshimin e helmimit nga ushqimi dhe se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

“Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, deklaroi Pllana.

Artikulli paraprakMos u hidhni menjëherë në ujë të ftohtë gjatë vapës, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e mbytjes
Artikulli i rradhës Sistemi shëndetësor britanik nuk arrin të kryejë 1.5 milion operacione në vit për shkak të mungesës së anesteziologëve

Ju sugjerojmë

Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

13/07/2026 Lajme

QKUK: Rreth 70 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Infektive për helmim të dyshuar nga ushqimi, 22 u hospitalizuan

13/07/2026 Lajme

“Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi”, Ymeri reagon pas pamjeve nga Pediatria e QKUK-së

13/07/2026 Lajme

Sistemi shëndetësor britanik nuk arrin të kryejë 1.5 milion operacione në vit për shkak të mungesës së anesteziologëve

13/07/2026 Lajme

Java nis me temperatura të larta

13/07/2026 Lajme

Rrëfimi i një nëne nga Pediatria e QKUK-së: Ankesa për higjienën, kushtet dhe trajtimin

12/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.